Fundamenti

Dilema për suksesin e qeverisë transitore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova shumë shpejt mund të përjetojë një kryeministër të ngjashëm më ish-kryeministrat Bajram Rexhepi, Agim Çeku apo Bajram Kosumi. Që të tre, kishin ardhur në krye të qeverisë për shkak të krizave të ndryshme politike. Pikërisht për shkak të krizës pesëmuajshe, partitë po përgatiten të bëjnë një koalicion gjithëpërfshirës me një mandat transitor e që nuk do të udhëhiqej nga liderët, gjegjësisht nga të nominuarit për kryeministër gjatë zgjedhjeve të 8 qershorit.

Por asnjëra nga qeveritë e udhëhequra nga ish-kryeministrat që kishin ardhur në minutat e fundit, nuk kanë qenë qeveri të suksesshme. Ato mund të kenë ruajtur stabilitetin por nuk kanë sjellë zhvillim ekonomik. Kjo përvojë po bën që analistët politikë në vend ta pranojnë qeverinë transitore të një kryeministri konsensual edhe tash, por nuk kanë entuziazëm për këtë zgjidhje. Petrit Zogaj nga lëvizja Fol, ka thënë për Tribunën, se vendi nuk ndodhet në një situatë emergjente sa për të pasur një qeveri të tillë, e më pastaj për të organizuar zgjedhje.

FIDANISHTJA

“Një qeveri teknike do të ishte e papranueshme, sepse nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme, sa për të tejkaluar atë situatë e për të dalë në zgjedhje. Kosova nuk do të duhej të eksperimentonte me qeveri teknike”, ka thënë Zogaj. Sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të kishte përgjegjësi politike, e këtë do ta shfrytëzonin partitë politike për të manipuluar me këtë mospërgjegjësi. “Një kryeministër konsensual do të nënkuptonte një qeveri me një figurë që do të vinte nga spektri politik, nga partitë e mëdha. Një kryeministër konsensual do të mund të kishte edhe mandat të plotë, pse jo. Një kryeministër i tillë do të ishte i pranueshëm”, ka theksuar Zogaj./tribuna/