Fundamenti

Në gjithë perëndimin shqipja mund të studiohet vetëm në Munih

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shqipëria, në vijë ajrore është vetëm 1340 kilometra larg nga Gjermania, por vendi ballkanik është fare pak i njohur për gjermanët. Kjo e bën Shqipërinë jo vetëm vend ekzotik për t`u vizituar por në të njëjtën kohë e bën shqipen si një lëndë shumë të jashtëzakonshme për t`u studiuar nga gjermanët.

“Universiteti “Ludwig-Maximilian” në Munih është i vetmi në Gjermani dhe pothuajse edhe në gjithë Evropën Perëndimore që ofron mësimin kësaj lënde”, sqaron profesori i albanologjisë, Bardhyl Demiraj .

Mobi Casa

Janë 15 deri në 20 studentë në vit që përcaktohen për shkallën bachelor të albanologjisë, në kuadrin e degës për studime të shkencës indogjermanistike dhe të gjuhësisë së përgjithshme, shkruan diewelt.de. Në këtë fushë studimi, studentët mësojnë çdo gjë lidhur me gjuhën, kulturën, historinë dhe letërsinë e shqiptarëve. Ata që mbarojnë studimet në këtë degë mund të punojnë në fushën sociale ose politike.

albinfo.ch