ARKATANA

Haradinaj: LDK kërkon “kryeministrin”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Isa Mustafa nuk po e kërkon postin e kryeministrit, mirëpo, sipas tij, me dështimin e Bllokut VLAN për të zgjedhur kryetari e Kuvendit nga radhët e veta, LDK-ja po ndjehet e dëmtuar, prandaj kjo e fundit po kërkon ridizajnimin e marrëveshjes së 10 qershorit.

Ai më tej është shprehur i bindur se Blloku VLAN do ta formojë Qeverinë e re, pasi që i ka votat e nevojshme. Haradinaj ka kërkuar që sa më parë të vazhdohet seanca konstituive e Kuvendit në mënyrë që të zgjidhet Kryesia e Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me formimin e Qeverisë së re.

Uji Dea

Këto deklarata kreu i AAK-së i ka bërë në orët e vona të së premtes, pas takimit që ka zhvilluar me liderët e subjekteve politike që janë pjesë e Bllokut./zeri/