Uji Dea

Basha operohet përsëri?

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Migjen Basha nuk po arrin të shikojë dritë në fund të tunelit, sa i përket dëmtimit të tij. Mesfushori shqiptar u operua në mesin e muajit maj në këmbën e djathtë nga disa mjekë gjermanë, në Shtutgart.

Pritej që futbollisti i Torinos të rikthehej në dispozicion të trajnerit gjatë kësaj periudhe kohe, por me sa duket rikthimi do dojë kohë të gjatë, deri tani e paparashikueshme.

Mobi Casa

Lojtari e ka të pamundur të luajë, pasi ndien dhimbje në gjurin e djathtë, duke bërë që të mendohet ideja për t’u operuar sërish. Media italiane bën me dije se diçka nuk ka shkuar mirë gjatë operacionit të parë dhe kjo e ka penguar që të riaftësohet.

Në rast se Basha do detyrohet të operohet për herë të dytë nga i njëjti dëmtim, gjasat janë që ky edicion futbollistik të jetë i përfunduar për të.