“Dhezet” AAK-ja: Nuk ka ndryshim të Bllokut
Zërat e fundit për ridizajim të marrëveshjes të koalicionit paszgjedhor VLAN (LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje) i kanë hedhur poshtë zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri në një prononcim për “Zërin” ka konfirmuar se marrëveshja e parë, e bërë pesë muaj më parë është ende në fuqi.
“Nuk pritet të ketë ridizajnim, pritet të ketë një takim të liderëve të konfirmohet pozicioni i Bllokut, në fuqi është marrëveshja e 10 qershorit”, ka thënë ai.
Ai ndër të tjera ka thënë se, partitë politike janë bërë bashkë si kurrë më herët me të vetmin qëllim: ndryshimin në Kosovë. /Zëri/


