Gashi: Kryesia e LDK-së ka marrë vendim, kryeministri na takon neve
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Arben Gashi, vlerëson se janë plotësuar të gjitha kushtet që të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës.
Gashi thotë se Kryesia e LDK-së ka marrë vendim që të rishikohet koalicioni dhe në kuadër të rishikimit të koalicionit pozita për ta udhëhequr Qeverinë t’i takoj partnerit me të madh të koalicionit që në këtë rast i bie që Qeverinë ta udhëheq LDK.
“Besoj që pas pamundësisë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga radhët e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, tashmë vjen edhe realiteti i ri kërkon edhe angazhime të reja dhe besoj se AAK-ja e ka vullnetin për të hyrë në këtë realitet të ri”, thotë Gashi.
Sipas Arben Gashit duhet pritur për kthimin e kryetarit, Isa Mustafa, deri në fundjavë, për ti japur zgjidhje kësaj çështje.


