ARKATANA

PDK kërkon marrëveshje në pako

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një marrëveshje në pako për formimin e institucioneve të reja, është oferta që Partia Demokratike e Kosovës ka në plan t’u propozojë partive të interesuara që përfaqësohen në Kuvend. Oferta, sipas burimeve të besueshme të gazetës, në rend të parë i drejtohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk përjashtohet që e njëjta t’i drejtohet edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Qëllimi kryesor i kësaj pakoje të PDK-së, thuhet të jetë dakordimi në mes liderëve politikë për ndarjen e posteve kryesore, atij të kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrive, si dhe nëse ka vullnet nga subjektet tjera, të shprehet edhe pretendimi për postin e presidentit, por i cili do të zbatohej pasi që t’i përfundonte mandati presidentes Atifete Jahjaga.

Hidromorava

Këtë ofertë, burime nga PDK-ja e pranojnë se kjo parti politike e bën për dy qëllime. E para, që të provojë të mbledhë ndonjë nga partitë e bllokut rreth vetes. Dhe, e dyta, nëse nuk ka vullnet nga partitë e Bllokut për koalicion me PDK-në, përfundimisht të shkohet në opsionin e zgjedhjeve. Megjithatë, këto burime nuk e fshehin që në PDK ka një shqetësim se si do të veprohej në rastin kur presidentja Atifete Jahjaga do t’u jepte edhe partive të VLAN-it mandatin për formimin e qeverisë…(Tribuna

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.