UBT

Zvicra ndërpret ndjekjen penale ndaj Azem Sylës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Prokuroria ka ardhur në përfundim se nuk ka mundur të dëshmohet asnjë sjellje ose veprim i ish deputetit kosovar që mund të ndiqet penalisht.

Është ndërprerë Procedura e Prokurorisë Publike të Kantonit të Soloturnit kundër ish deputetit kosovar, Azem Syla. Akuza për mashtrim dhe mosplotësim të detyrimit për paraqitje nuk kanë mundur të dëshmohen. Në kuadrin e hetimeve janë shyqrtuar akte dhe dokument të ndryshme, pastaj është krer një bastisje në banesën e tij dhe janë bërë disa marrje në pyetje. Është kontrolluar në mënyrë sistematike edhe gjendja financiar e e të akuzuarit në bankat si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë.

Pas të gjitha këtyre, prokuroria ka ardhur në përfundim se nuk ka mundur të dëshmohet asnjë sjellje ose veprim që ndiqet penalisht. Po ashtu është dëshmuar se gjatë periudhës më relevante, për hetimet, në mes të vitit 2002 dhe 2011 i akuzuar nuk ka realizuar të ardhura. Përveç kompensimit material nuk kanë mundur të dëshmohet ndonjë burim tjetër të ardhurash.

ARKATANA

Kundër mundësisë së tij për të siguruar të ardhura flet edhe fakti se fëmijët e tij të rritur e kan ëmbështetur atë financiarisht, pasi që kantoni i Soloturnit nga shkurti i vitit 2011 ia kishte ndërprerë të ardhurat kompensuese. I akuzuari nuk ka fshehur ndonjë pasuri, thuhet më tutje në komunikatën e prokurorisë. As gjatë bastisjes në shtëpi dhe as në konsultimet e bëra në bankat përkatëse nuk janë gjetur të dhëna për ndonjë xhirollogari relevante të tij.

Hetimet kanë konstatuar përmes atesteve mjekësore të pavarura se i akuzuari ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rrjedhimisht nuk ka mundur të punojë. Këtë gjendje nuk e ndryshon as fakti se ai ka bartur disa funksione në Kosovë. Ndërsa postin e ministrit të mbrojtjes e ka mbajtur vetëm për dhjetë muaj, madje 3 vjet para periudhës relevante për hetimet. Ky dhe funksionet e ngjashme nuk paraqisnin barrë për Sylën, dhe i janë ngarkuar atij në bazë të shkallës së njohjes që ai gëzonte.

albinfo.ch