Mobi Casa

Goditet në kokë kosovari, pëson thyerje të kafkës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një burrë 32 vjeçar, me prejardhje nga Kosova ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur para një klubi të natës në Zofingen. Policia pak më vonë e ka kapur të dyshuarin për ushtrim dhune. Incidenti ka ndodhur më 9 nëntor, kur Kosovari menjëherë pas daljes nga klubi, është goditur me grusht në kokë. Ai është rrëzuar nga fuqia e goditjes dhe për një kohë të shkurtë ka qenë pa vetëdije.

Ndihma e shpejtë e ka transportuar atë në spital, ku është konstatuar se kishte pësuar thyerje të kafkës. Gjendja e të plagosurit është stabile por ai vazhdon të mbahet në trajtim spitalor.

Mobi Casa

Personi që e ka sulmar kosovarin fillimisht ka ikur por ndërkohë, në paraditen e të dielës është kapur nga policia në vendbanimin e tij, në Kantonin e Luzernit. Bëhet fjalë për një zviceran të moshës 33 vjeçare. Ai ka pranar veprën dhe njëherë është lënë i lirë. Por prokuroria shtetërore Zofingen-Kulm e ka iniciuar tashmë ndjekjen penale ndaj tij.POlicia nuk ka dhënë informata lidhur me motivin e mundshëm.

albinfo.ch