Fundamenti

Nga kriza në krizë, vendimi në dorë të Brovinës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Heqja dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit nga ana e Bllokut të partive të koalicionit paszgjedhor, ka dhënë një mundësi të mirë për respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka zgjidhur krizën rreth formimit të institucioneve të reja.

Tani, vendimi është në duart e kryesueses së Kuvendit, Flora Brovina që të thërrasë vazhdimin e seancës së ndërprerë konstituive me pikën e vetme, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Nëse këtë veprim nuk e bën vet Brovina, ajo mund të jetë e shtyrë nga presidentja Atifete Jahjaga e cila mund të shfrytëzojë kompetencat e saj që të thirret seanca.

ARKATANA

Në këtë rast, si çka raportuar tashmë Tribuna, PDK mund të dalë me një pozicion të ri ngërçi, duke e kushtëzuar shkuarjen në seancë me arritjen paraprake të marrëveshjes me bllokun LVAN. Pasi që nuk ka një mundësi të dytë që do t’i jepte të drejtën edhe LVAN-it që të propozojë kryetarin e Kuvendit, në këtë pikë do të fillonte kriza e re./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.