FIDANISHTJA

Ramushi s’po pajtohet me Isën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ramush Haradinaj nuk dëshiron të heq dorë nga ëndërra e tij e kahershme që të bëhet kryeministër i vendit. Ai nuk po e pranon kërkesën e kreut të LDK-së, që Mustafa të nominohet për kryeministër nga Blloku.

Këshilltari i parë i Ramush Haradinajt, ka thënë se AAK ende nuk ka ndonjë qëndrim lidhur me propozimin e LDK-së që pozita e kryeministrit nga Blloku politik ti takojë Isa Mustafës.

Në një prononcim për “Zëri”, Arifi ka thënë se marrëveshja e parë të cilën qysh në fillim e kanë bërë LDK – AAK dhe NISMA e më pas edhe Lëvizja Vetëvendosje, qëndron akoma dhe se sipas tij, nuk ka ndonjë marrëveshje të re.

Eco Higjiena

“Ky është qëndrim i LDK-së për të cilën liderët e Bllokut do të ulen dhe do të bisedojnë në lidhje me këtë. Ne i përmbahemi marrëveshjes së Bllokut dhe këtë marrëveshje e kanë votuar vetë liderët e Bllokut. Ne e kemi atë marrëveshje dhe tjetër marrëveshje nuk ka”, ka deklaruar Arifi, i cili shtoi se nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër.

Sipas tij, e rëndësishme është që Blloku të jetë unik dhe se temë nuk duhet të jetë se çka do të bëj Blloku, por PDK-ja,

“Për ne është me rëndësi se Blloku është unik dhe temë nacionale nuk është se çka do të bëj Blloku, por çka do të bëj PDK-ja me këtë kryetar”, ka deklaruar për “Zëri”, Arifi.