UBT

Kosovës i mbetet ta rrëzojë “murin” e Schengenit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Duke rikujtuar 25 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook, ka thënë se Kosovës i mbetet ta rrëzojë “murin” e Schengenit nëpërmjet liberalizimit të vizave.

Thaçi ka thënë se rrëzimi i Murit të Berlinit ishte simbol i ndarjes së kontinentit europian dhe sundimit të komunizmit në gjysmën lindore të tij.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook

Hidromorava

“Si sot 25 vite më parë u rrëzua muri famëkeq i Berlinit i cili ishte simbol i ndarjes së kontinentit europian dhe sundimit të komunizmit në gjysmën lindore të tij. Kjo ngjarje emblematike shënoi tatëpjetën e totalitarizmit komunist, i dha fund Luftës së Ftohtë dhe nisi përhapjen dhe konsolidimin e lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut anembanë botës duke përfshirë në një kohë të dytë edhe Kosovën.

Megjithatë për ne ngelet ende një mbeturinë e padukshme e atij muri të dikurshëm për të rrëzuar, bëhet fjalë për ‘murin’ e shengenit që ne presim ta eliminojmë sa më shpejtë nëpërmjet procesit të liberalizimit të vizave. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.