ARKATANA

Qeveri teknike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse po shihet si opsioni më i mirë për dalje nga kriza politike në të cilën është futur vendi. Gjithëpërfshirjen e ka përmendur ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, në paraqitjen e fundit për medie. Por krijimi i një qeverie të tillë po vlerësohet e padobishme për Kosovën në këtë kohë.

Njohës të çështjeve politike në vend thonë se hendeku në mes të dy taborëve politike është bërë shumë i madh, andaj sipas tyre, nuk është e drejt që të kërkohet një qeveri gjithëpërfshirëse. Dalja nga kriza, sipas tyre mund të bëhet përmes krijimit të një qeverie teknike me mandat të shkurtuar.

Artan Muhaxhiri, vlerëson se ideja me e mirë do ishte që të krijohej një qeveri e përkohshme me afat të caktuar. Kjo qeveri sipas tij, do të përbëhej prej njerëzve të cilët nuk janë figura kryesore të partive politike.

“Por problemi mbetet te ajo që nëse kjo qeveri do të ishte e aftë të përballonte themelimin e Gjykatës Speciale, pasi për themelimin e saj nevojiten njerëz të cilët janë të guximshëm për të marrë vendime të mëdha”, ka thënë Muhaxhiri.

Mobi Casa

Sipas tij, edhe heqja dorë e Bllokut nga pozita e kryeparlamentarit, nuk ia garanton këtij koalicioni se do ta fitojnë të drejtën e krijimin të qeverisë së re.

“Blloku duhet ta bind fillimisht bashkësinë ndërkombëtare dhe presidenten Atifete Jahjaga se do të formoj një qeveri stabile. Por deklaratat e fundit të përfaqësuesve të Listës serbe se nuk do të hyjë në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, tregon se një qeverisje e tillë mund të jetë shumë delikate”, ka thënë Muhaxhiri.

Mendim krejt tjetër, analisti politik, Nexhmedin Spahiu. Ai mendon se vendit nuk i duhet as qeveria teknike e as ajo gjithëpërfshirëse.

“Qeveri teknike është që të vazhdohet gjendja çfarë është, ndërsa qeveri gjithëpërfshirëse do të thotë që të mbytet demokracia, duke mos pasur opozitë”, ka thënë Spahiu. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.