Hidromorava

Ish-shefi i UNMIK’ut: Disa vende të NATO’s mbronin politikanët e dyshuar për korrupsion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Soren Jessen-Petersen, ish –shefi i UNMIK nga viti 2004 -2006, ka treguar për gazetën britanike The Guardian përpjekjet e administratës ndërkombëtare për të arrestuar politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, por që ishin penguar nga shtete të rëndësishme të NATO’s.

Danezi këto informata i kishte bërë publike edhe më herët pa treguar emra.

“Në mes të vitit 2005, pas disa muajsh të hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar në personelin e një politikani të nivelit të lartë në Kosovë, UNMIK ishte angazhuar me KFOR për një bastisje në mëngjes të të gjitha zyrave dhe konfiskimin e dokumenteve” Jessen-Petersen ka shkruar në një përgjigje elektronike për The Guardian.

“Disa orë para operacionit unë morra një thirrje nga NATO se anëtarë të rëndësishëm kishin kundërshtuar operacionin sepse kishte shumë rreziqe dhe NATO duhej të tërhiqej” ka shtuar ai.

Mobi Casa

“Ne u tërhoqem sepse pa sigurim nga nuk kishte opsion tjetër. Ne e ndoqëm hetimin mirëpo asnjëherë nuk arritëm ta mbledhim dokumentacionin.” ka rrëfyer danezi.

Jessen-Petersen tha se në ato kushte të quhej një operacion i tillë i rrezikshëm për NATO’n nuk qëndronte fare.”

The Guardian rikujton se Soren Jessen-Petersen, që ka qenë në krye të UNMIK në 2004-06, dhe ka bërë përpjekje për ta bërë atë më agresiv ndaj krimeve të nivelit të lartë, tha se ai gjithmonë ka pas rezistencë nga kryeqytetet perëndimore që donin ti mbronin partnerët e tyre që i kishin në lidershipin kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.