Uji Dea

Dhurata fillon dimrin më ndryshe

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

​Që nga fillimi i karrierës e deri më sot numëron shumë suksese. Është kjo këngëtarja Dhurata Ahmetaj e cila është në punim e sipër të disa projekteve muzikore. Së paku kështu ka konfirmuar vetë këngëtarja në një intervistë për gazetën Tribuna, ku ndër të tjera ka folur për angazhimet e saj që do t’i ketë në mërgatë dhe për shumëçka tjetër.

Për herë të parë karrierën muzikore e filloi në vitin 2010 me pjesëmarrjen e saj në festivalin ‘TopFest7’ me këngën “Veç ty të dua”. E pas disa bashkëpunimeve dhe këngëve solo, këngëtarja Dhurata Ahmetaj arriti që të bëjë për vete një numër të madh të fansave. E kënaqur me sukseset e saj ajo po vazhdon që të punojë në disa projekte të reja muzikore por fokusimin m të madh e ka te balada më e re që do të lansohet shumë shpejt e që do të jetë një fillim i mbarë i stinës së dimrit.

Kështu ka deklaruar vetë këngëtarja gjatë një bisede për gazetën Tribuna, duke mos dashur të zbulojë detaje tjera. “Jam duke punuar vazhdimisht me projekte të reja. Së shpejti do të publikohet edhe balada më e re me të cilën tashmë jam duke punuar. Kënga do të publikohet në fillim të muajit dhjetor, ndërsa për detajet e tjera do t’i zbulojmë me kohën”, ka thënë Ahmetaj. Kjo këngë do të ketë edhe videoklipin e saj për të cilin Dhurata nuk ka vendosur ende se më kë do ta punojë.

Nuk i pëlqen të flasë për jetën private

Hidromorava

Gjatë kësaj bisede, Ahmetaj ka folur edhe për marrëdhëniet e saj profesionale që i ka me këngëtarin Blero, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i saj dhe ka thënë se është shumë e kënaqur nga puna e tij, prandaj ka vendosur që edhe më tutje ta vazhdojë kontratën me të dhe kompaninë e tij ‘Elephant’. “Po, me kompaninë ‘Elephant’, kam kontratë që një kohë të gjatë. Jam ndarë e kënaqur me punën e tyre prandaj jemi edhe në bisedime që të vazhdojmë kontratën”, ka theksuar ajo.

E përveç kontratës, Dhurata ka përmendur edhe marrëdhëniet që e ka më fansat e saj të cilët pa dyshim që duan ta dinë se ku do të jetë ajo gjatë festave të fundvitit. Ajo ka thënë se ka marrë ftesa në disa vende të ndryshme në mërgatë të cilat i ka pranuar më shumë kënaqësi. “Kam marrë ftesa nga vende të ndryshme dhe patjetër që do të jem pjesëmarrëse gjatë këtyre festave të fundvitit.

Do të gjendem në Zvicër, Finlandë e në shumë vende të tjera ku fansat më kërkojnë”, ka shtuar këngëtarja. Përpos këtyre koncerteve që i ka në mërgatë, Dhurata ka qenë mjaft aktive edhe gjatë stinës së verës të cilën ajo e konsideron si shumë të suksesshme. “Stina e verës ka qenë një periudhë shumë e mirë për mua. Ky ka qenë edhe viti i parë në të cilin jam ndier shumë afër fansave të mi. Jam ndier shumë e lumtur që gjatë kësaj kohë unë kam kuptuar se sa shumë njerëz më përkrahin dhe sa shumë fansa kam rreth vetes”, ka theksuar ajo.

Ndërsa sa i përket jetës private, ajo ka thënë se ka gjëra të tjera që i ndan me publikun dhe se jeta private mbetet private. “Mendoj që për një artist ajo që duhet të ndajë me publikun është vetëm puna profesionale, ndërsa sa i përket jetës private, them se ajo është diçka shumë personale për të cilën nuk më pëlqen ta flas më askënd”, ka thënë Ahmetaj në fund të bisedës.