Hidromorava

Brukseli mbetet i njëjtë karshi dialogut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Emërimi i Frederica Mogherini, përfaqësues e lartë e Bashkimit Evropian, nuk pritet të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që zhvillohet në Bruksel.

Përfaqësuesja e Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri, nuk pret ndryshimin e politikave të Bashkimit Evropian karshi këtij dialogu. Sipas saj, BE-ja e ka të qartë që dialogu Kosovë-Serbi është një nga faktorët shumë të rëndësishëm për të forcuar raportet ndërfqinjësore mes këtyre dy vendeve.

United Hospital

“Prandaj BE-ja do t’i japë një rëndësi shumë të madhe vazhdimit të këtij dialogu. Ne presim që ky dialog të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Tahiri për gazetën Tribuna. Ajo e ka çmuar lart kontributin e baroneshës Chatherine Aashton, në çështjet e vendosjes së marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, nën ndërmjetësimin e Ashton, janë arritur shumë marrëveshje të cilat kanë ndikuar në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. “Këtë kontribut e shoh në kuptimin se janë arritur shumë marrëveshje të cilat kanë rëndësi jo vetëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve, por janë marrëveshje që kontribuojnë edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Tahiri…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.