UBT

Bajrami: S’ka qeveri pa PDK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qëndrimin e Bllokut VLAN, nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami e ka quajtur tendencë për ta dëmtuar bazamentin e këtij shteti, teksa ka bindjen se shteti ka mbetur peng i një lidhje të partive politike për ambiciet e tyre që janë kundërkushtetuese.

Ai ka thënë se LDK e AAK kanë marrë pjesë në shkrimin e Kushtetutës.

“Sot ata po e dëmtojnë rëndë rendin kushtetues, duke tentuar ta marrin pushtetin në mënyrë antikushtetuese. Kjo nuk është garë por mbajtje peng e konstituimit të institucioneve të shtetit”, ka thënë Bajrami, i cili mbetet pretendent për të marrë postin e kryeparlamintarin, i dominuar nga partia e tij, raporton gazetari i Kohës Ditore.

Ai ka porositur partitë e Bllokut të tërhiqen nga projekti që s’mund të realizohet, ngase siç ka thënë nuk ka më kohë për dialog të gjatë.

Uji Dea

Bajrami ka thënë se duhet arritur marrëveshje me të gjitha ato parti që duan të qeverisin me PDK-në.

“S’ka qeveri pa PDK-në. Këtë e ka paraparë edhe Kushtetua. Urgjentisht të arrihet kjo marrëveshje mos të jemi parti përjashtuese”, ka thënë Bajrami, teksa ka thënë se vendit i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në respektim të sovranit, përcjell koha.net.

Në fund, Bajrami ka thënë se është më mirë që të shkohet në zgjedhje se sa që vendi të mbetet peng.