ARKATANA

Prindërit shqiptar lirohen nga akuza për aksidentin tragjik me djalin e tyre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aksidenti tragjik në të cilin një djalosh katër vjeçar ka rënë nga vetura dhe ishte shtypur për vdekje nga një veturë tjetër në levizje nuk do të ketë pasoja juridike në Zvicër.

Ngjarja kishte ndodhur në korrik 2013 në Spreitenbach AG djaloshi kishte rënë nga vetura e tipit JEEP nga dera e pasme e e bagazhit dhe ishte shtypur nga vetura tjetër në levizje . Djaloshi katërvjecar vdiq në vendin e aksidentit.

Zyra e Prokurorit të Baden-it kishte inicuar procedurën vijuese për vrasje të pavullnetshme. Procesi i drejtuar kundër prindërve, të cilët ishin në veturë, si dhe kundër shoferit i cili kishte shtypur fëmijën.

Prindërit ishin prekur aq thellë nga humbja tragjike e fëmijës së tyre, prokurori në Baden e konsideron çdo dënim të papërshtatshme, thuhet në një vendim të prokurorisë në Aargau.

Si erdhi të hapet dera e pasme e Jeep-it nuk mund të përcaktohet sipas prokurorëve. Hetimet zbuluan se katër vjeçar, i cili ishte ulur në pjesën e prapme të makinës, nuk ka qenë siguruar mirë në një vend të caktuar të sigurt për fëmijët.

Fundamenti

Prokuroria ka liruar nga akuza edhe shtetasin zviceran 60 vjeçar i cili shkeli me veturë djaloshin shqiptar.

Po ashtu është konstatuar se nuk ishte një rrotë rezervë në derën e pasme të makinës së veturës që ishte aksidentuar fjaloshi katër vjecar. Përveç kësaj, dritaret e pasme ishin të ngjyrosura me zi. Zvicerani me veturën që kishte shtypor fëmijën nuk ka pasur mundësi ta vërej nëse ka pasur një fëmijë në karriget e pasme të makinës.

Prandaj ishte e pamundur që të parashikonte, që fëmija mund të hapë derën e pasme të veturës Nga instituti i Mjekësisë Ligjore në Bernë nuk është mundur të përcaktohet përfundimisht nëse djali katër vjeçar vdiq nga pasojat e rënies nga makina – apo nga vdekj e shkaktuar nga shtypja e automjetit në vijim.

albinfo.ch