Bleona kritikohet nga shqiptarët në SHBA
Dje ka nisur reality show ku merr pjesë edhe Bleona Qerreti, “Euros”. Shqiptarët që jetojnë në Amerikë kanë nisur kritikat ndaj Bleonës e cila mesa duket po e tepron.
Ky reality tregon jetën e evropianëve në Amerikë dhe batuta e Bleonës: “Unë përfaqësoj vajzat shqiptare” nuk i ka pëlqyer aspak vajzave shqiptare që po ndiqnin programin për të mos folur për mënyrën arrogante me të cilën i drejtohej prindërve.
Në rrjetet sociale kanë filluar komentet negative ndaj Bleonës e cila mesa duket, ka nxjerrë aq shumë broçkulla për veten saqë të tjerët e kanë quajtur të marrë dhe që në Shqipëri ajo do jetë ndonjë tip “gipsy” ( cigane ).
Kulmi i komenteve “tallëse” ndaj Bleonës ka arritur kulmin kur kjo e fundit ka thënë që të gjithë shqiptarët pa përjashtim kanë një poster të sajin në shtëpi.
Në linkun më poshtë mund ta ndiqni këngën “Pass Out”, si dhe Bleonën në “Euros”./tribuna/


