Kuçi kërkon racionalitet në zgjidhjen e krizës politike
Zëvendëskryeministri në detyrë dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, duke komentuar zërat të cilët kërkojnë rishikimin e marrëveshjes në mes partnerëve të Bllokut VLAN, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka thënë se ata si subjekt politik presin që kriza të zgjidhet sa ma shpejt.
“Partia Demokratike e Kosovës pret që të ketë racionalitet në zgjidhjen e krizës politike sa më shpejtë që është e mundur”, tha Kuçi.
Ndryshe, sot lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, ka theksuar se nuk ka institucione pa PDK-në.
Në anën tjetër, partnerët e Bllokut VLAN insistojnë që marrëveshja në mes tyre nuk është ndryshuar, megjithëse brenda partive të VLAN-it ka zëra të cilët kërkojnë që marrëveshja në mes tyre të rishikohet./Telegrafi/


