Mobi Casa

Bamieh për “Avaz”: Zyrtarët e EULEX-it bashkëpunojnë me mafinë dhe politikanët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokurorja e pezulluar e EULEX-it, Maria Bamieh, ka pohuar se është nën hetime “në vend të EULEX-it”, ndërsa thotë se udhëheqësit e këtij misioni, bashkëpunojnë me mafinë dhe politikanët në Kosovë.

Bamieh pohoi se gjendet nën hetime “në vend të EULEX-it”, pasi u përpoq që të korrigjoj gabimet e brendshme të këtij institucioni”.

“Kam folur publikisht vetëm kur më janë shteruar të gjitha mundësitë”, tha Bamieh për të përditshmen sarajevase “Avaz”.

Ajo shprehu pakënaqësinë se ndodhet nën hetime, edhe pse ajo kërkoi që të hetohen akuzat e saja, ndërsa theksoi se udhëheqësit e EULEX-it, kanë bashkëpunim me mafinë dhe politikanët e fuqishëm të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Siç vuri në dukje Bamieh, këtë e mundësoi shefi i Departamentit Special të EULEX-it, Jonathan Rathel, i cili “nuk ishte i interesuar të kryej hetime rreth krimeve financiare dhe ka shkatërruar plotësisht këtë njësi hetuese të EULEX-it”.

Mobi Casa

“Kur më suspendoi Rathel, askush më nuk merret me krimet financiare të EULEX-it”, shtoi Bamieh.

Ajo pohon se ka zbuluar parregullsi të shumta në punën e EULEX-it, më konkretisht disa përgjime, të cilat kanë konfirmuar dyshimet e saja, dhe se kreu i Departamentit Ligjor duhej të hetonte aktivitetet e prokurorit, Jaroslav Novotny, dhe gjyqtarit, Francesco Florit.

Por, sipas saj, kjo nuk ka ndodhur.

Bamieh ka thënë ka zbuluar dëshmi se kriminelët i kanë dhënë të holla gjykatësit italian, Flori, për lirimin e tyre në rastin e hedhjes së bombës në kafenenë Sekiraça në bulevardin “Bill Klinton” të Prishtinës, “por, as këtë rast EULEX-i nuk ka dëshiruar të hetoj”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.