ARKATANA

Deputetët ‘e papunë’ marrin paga të plota

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Janë takuar në seancën konstituive edhe në një tjetër 5 minutëshe, por asnjë debat nuk është zhvilluar e asnjë ligj nuk është miratuar, por kjo nuk i ka penguar të zgjedhurit e popullit që të marrin nga tri paga prej 1, 400 euro.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka 3 muaj që janë betuar për t’iu shërbyer qytetarëve, me taksat e të cilëve paguhen. Por, në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë të heqin dorë nga paga 1 mijë e 400 euro, pavarësisht se nuk po kryejnë punë këto muaj, raporton KTV.

Mbi gjysmë milioni euro kanë marrë rrogë 107 deputetë gjatë këtyre muajve. Këtu janë përjashtuar 12 deputetë që kanë fituar mandatin, por që kanë poste qeveritare, si dhe Dardan Sejdiu, i cili është tërhequr nga detyra.

ARKATANA

Kohavisioni ka provuar të kontaktojë me partitë politike, por zyrtarë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, nuk u janë përgjigjur thirrjeve të televizionit, e në Vetëvendosje kanë thënë se nuk dëshirojnë të deklarohen për këtë çështje, transmeton Koha.net.

Lëvizja FOL, e cila së fundmi ka publikuar një platformë ku krahasohet pasuria e 307 zyrtarëve publikë, përfshirë deputetët, thotë se është shumë vështirë të kërkohet diçka si heqja dorë prej pagës e këtyre deputetëve.