Eko Higjiena

PDK e hapur për tre skenarë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur në pritje të lëvizjeve të VLAN-it. Partia e Hashim Thaçit në pritje do të jetë edhe gjatë kësaj jave, e cila mendohet se do të sjellë edhe fundin e krizës politike.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se ata janë të gatshëm për tre skenarë të mundshëm të cilët, sipas tyre, kanë gjasa të ndodhin.

Zgjedhjet e parakohshme, qeveri teknike ose ridizajnimi i marrëveshjes së VLAN-it, ku do ta pranonin se kryeparlamentari i takon PDK-së, janë tre skenarët e mundshëm, sipas tyre. PDK është e gatshme për të tre skenarët.

Mobi Casa

PDK është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato ndodhin pasi që llogarit që do të mund të jetë e suksesshme.

Partia e Thaçit do të pajtohet edhe me një qeveri teknike të përkohshme para se këto zgjedhje të mbaheshin, por PDK nuk e ka ndërmend të bllokojë më shumë edhe në rast se VLAN ridizajnon marrëveshjen për t`ua dhënë kryeparlamentarin dhe për ta marrë qeverinë.

Partia e Thaçit në një situatat ë tillë do të ishte në opozitë, por nuk duket se ka më shumë mundësi për të ndalur ndërmarrjen e bllokut. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.