Hidromorava

Kurti shprehet kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kundërshtuar çdo tendencë të ndërhyrjes nga ndërkombëtaret, në mënyrë që të zgjidhet kriza institucionale në Kosovë.

Duke folur sot në mbledhjen e 17-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti theksoi se nëse duhet të ketë ndërhyrje jashtë institucioneve, ajo duhet të bëhet nga qytetarët.

“Thaçit i intereson se kjo ndërhyrje të jetë prej ndërkombëtareve, prej ambasadorëve, prej të huajve për kompromis. Ai nuk po thotë se nuk i ka numrat, por po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse. Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë parlamentare ta bëjnë qytetarët”, tha Kurti.

Kurti ka deklaruar, po ashtu, se shumica parlamentare vazhdon të jetë e vendosur në kundërshtimin e çfarëdo bashkëpunimi me drejtuesit e qeverisë aktuale.

Fundamenti

Ai tha se edhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, duket i vendosur për të mos e lëshuar qeverisjen.

Derisa e ka kritikuar Hashim Thaçin, Kurti theksoi se ai ka keqpërdorë çdo institucion shtetëror.

Albin Kurti, mëtutje, ka deklaruar se si pjesë e koalicionit pas zgjedhor, me propozimet e tyre janë duke u munduar ta bindin koalicionin LAN, që ta konstituoj kuvendin dhe institucionet, pa marrë parasysh reagimin e PDK-së apo të Gjykatës Kushtetues.

“Tash për tash krerët e shumicës parlamentare nuk besojnë se duhet bërë një zgjidhje siç propozojmë ne. Nëse ata vazhdojnë të hezitojnë, ka gjasë që të fitojë mbështetje interesi i Thaçit, pra që situata të zgjidhet me ndërhyrje prej ndërkombëtarëve”, tha Kurti. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.