UBT

Ia vjedhin llogarinë në Twitter

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ylli i muzikës Rita Ora, ka akuzuar një haker se ia ka thyer llogarinë e saj në Twitter dhe e ka kërcënuar se do të emetoj këngët e saj të reja, pasi një tentim i këngëtares për të promovuar veten, kishte dështuar.

Fansat kishin dështuar që të përgjigjen me entuziazëm të premten pasdite, kur një mesazh ishte paraqitur në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, në të cilin shkruante: “Do të lëshoj këngë të reja të hënën, nëse ky mesazh merr 100 mijë pëlqime”.

Mirëpo, më pak se 2000 veta i ishin përgjigjur këtij mesazhi, duke nxitur tallje nga kritikët, të cilët e përqeshnin yllin e hitit ‘Black Widow’ për dështim që të marrë përgjigje nga 4 milion përkrahësit e saj në Twitter.

FIDANISHTJA

Mesazhi i saj shumë shpejt ishte hequr dhe kjo ka shtyrë Ritën që të fajësoj Twitter-in për këtë eksperiment turpërues, duke insistuar se ajo nuk ka pasur kurrfarë plani që të lëshoj material të ri muzikor javën që vjen, shkruan Zëri.

“Llogaria ime në Twitter është vjedhur dhe dikush po kërcënon se do të emetoj këngët e mia të reja në të cilat kam punuar shumë. Asgjë nuk do të emetohet derisa të jem gati. Për fat, e kam kapur haberin shumë shpejt dhe e kam fshirë postimin. Ju faleminderit”, ka shkruar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.