United Hospital

Bashkimi kombëtar veç me fjalë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll frymon me kolonën zanore që promovon bashkimin kombëtar. Dy shkodranë do ta shkruanin dhe kompozonin më 1993 për një këngëtare popullore kosovare.

Dyvargëshi “xhamadani vija-vija/është Kosova, është Shqipnia” jehonte fuqishëm më 2002 në stadiumin e Prishtinës në ndeshjen miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe dhjetë vjet më vonë, italiani Gianni de Biasi, pak ditë pasi mori drejtimin e Përfaqësueses shqiptare, e shpalli himn të Kombëtares.

Por vendimi i De Biasit vetëm sa konfirmonte diçka që dihej prej kohësh. Kënga tashmë ishte himn jozyrtar i Kombëtares shqiptare në futboll. Asnjë këngë nuk dëgjohet edhe sot e kësaj dite as përafërsisht sa “Xhamadani” kur zhvillon ndeshje Shqipëria. Njëzëri e këndojnë tifozët “KuqeZi”dhe lojtarët.

Mobi Casa

E ka kënduar edhe vetë italiani De Biasi. Me këtë këngë paralajmërohen ndeshjet, ngrihet morali i lojtarëve, kallet atmosfera në tribuna dhe festohen sukseset.

Në të vërtetë, autorë të këngës janë kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku, e Shkurte Fejza do ta këndonte e para, përpara se të përpunohej më 1997 nga grupi kosovar “Ilirët”. Versioni i frontmenit Shemsi Krasniqi – Shemi ka marrë në “YouTube” afro 3 milionë klikime.

Më pas ai solli edhe këngën: “Oj Kosovë, ty t’kam hajmali”, me shpresën se do të bëhej himn i tifozerisë së Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Por ajo jo vetëm që nuk u dëgjua asnjëherë të këndohej nga “Dardanët”, por në “YouTube” nuk ka arritur të mbledhë as tetë mijë klikime. /koha ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.