UBT

DioGuardi: Nuk janë mbyllur çështjet e hapura të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka theksuar se çështja shqitpare në Ballkan akoma nuk është e mbyllur.

Ai këtë e deklaroi në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për Kongresmenin Jerry Nadler , në lakalin e Fondacionit Kolombi i Qytetarëve, në Manhattan, qytetin e New Yorkut, informon korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

DioGuardi ka folur veç e veç për situatën dhe zhvillimet politike në Ballkan, duke vënë theksin tek vatrat problematike të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Si u ndal edhe në zhvillimet politike në Kosovë, duke apeluar për formimin sa më urgjent të institucioneve.

Uji Dea

Në këtë aktivitet u shfaq edhe në video material dëshmi, ku DioGuardi i shoqëruar nga kongresisti Tom Lantos ishin pjesë e një seance historike që zgjati 5 orë me anëtarët e komisionit të Jashtëm të Kongresit dhe Senatit në maj 24,1990 organizuar nga LQSHA, ku ishte edhe dr. Ibrahim Rugova dhe personalitete tjera shqiptare nga rajoni, që dëshmuan me shkrim dhe gojë për çështjen shqiptare në Ish-Jugosllavi, sidomos për çështjen e Kosovës.

Kjo sipas tij, ndikoi për ndryshimin e politikës së jashtme të Departamentit të Shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.