Mustafa: Nuk lejojmë që Blloku të votojë për Kryetar të Parlamentit
Rrustem Mustafa-Remi deputet i Partisë Demokratike të Kosovës deklaroi se në Kosovë janë të gjitha partitë politike me orientim të njëjtë përveç njërës.
“Në vendin tonë ka dy palë parti politike, në fakt dy krah politik që nuk janë të profilizum krejt ashtu si duhet dhe siç kishte qenë më e mira. Jemi në të gjitha partitë në fakt në vendin tonë dhe është një parti me orientim të majtë, është Vetëvendosje. Në këtë rast partitë e krahut të djathtë janë të vetmet dy parti që marrin numrin e nevojshëm kualitativ për krijimin e institucioneve në qeverinë e vendit tonë. Janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai në një intervistë për RTK.
Sipas tij nuk është e mundur që Blloku të votoj kandidatin e PDK’së për Kryetar Kuvendi e ata ta marrin qeverinë.
“Nuk është e mundur që Blloku të votoj kandidatin e PDK’së për Kryeparlamentar e ata ta marrin qeverinë”, tha Remi.


