Eko Higjiena

A janë pajtuar Kurti dhe Limaj që Mustafa ta drejtojë Qeverinë?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka paralajmëruar se në “Ditët që vijnë do të jenë ditë të reflektimit tonë politik që vendi të bëhet me qeverinë që e meriton!’. Burime brenda Bllokut bëjnë të ditur se në takimin e fundit është hapur në mënyrë indirekte mundësia e rikonfigurimit të marrëveshjes së Bllokut dhe se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës tashmë janë pajtuar që LDK duhet ta kryesojë Qeverinë.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka paralajmëruar se në “Ditët që vijnë do të jenë ditë të reflektimit tonë politik që vendi të bëhet me qeverinë që e meriton!’. Burime brenda Bllokut bëjnë të ditur se në takimin e fundit është hapur në mënyrë indirekte mundësia e rikonfigurimit të marrëveshjes së Bllokut dhe se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës tashmë janë pajtuar që LDK duhet ta kryesojë Qeverinë.

Sipas paralajmërimit të Isa Mustafës java e ardhshme do të jetë vendimtare për përfundimin e “misionit të PDK-së” së Hashim Thaçiit dhe për fillimin e një epoke të re për vendin.

Duke e parë këtë reflektim të Isa Mustafës, i cili reflektim besohet se nuk është personal dhe jo vetëm i LDK-së, atëherë besohet se edhe liderët e tjerë brenda Bllokut do të reflektojnë pozitivisht.

Burime të Bota press-it brenda Bllokut bëjnë të ditur se në takimin e fundit është hapur në mënyrë indirekte mundësia e rikonfigurimit të Marrëveshjes së Bllokut dhe se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës tashmë janë pajtuar që LDK duhet ta kryesojë Qeverinë. Vetëm përfaqësuesit e AAK-së edhe më tutje thirren në parimet e Marrëveshjes për kryeministër Ramush Haradinajn.

Në këtë kuadër, tashmë LDK-ja është duke menduar për emrat e kabinetit qeveritar të kryesuar nga Isa Mustafa.

Kështu përveç kryeministrisë, LDK do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, të Jashtme, të Arsimit, FSK-së, Financave e Zhvillimit Ekonomik.

ARKATANA

Vetëvendosje do “të kënaqet” me Ministrinë e Integrimit evropian dhe kryesimin e bisedimeve me Serbinë.

AAK postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme e të Pushtetit lokal, ndërkaq Nisma përveç një zëvendëskryeministri do të pajtohet edhe me drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq për minoritetet e tjera, përveç postit të një zëvendëskryeministri do t’i mbeten në udhëheqje edhe Ministria e Kthimit, e Administratës Publike dhe e Planifikimit hapësinor.

Për emrat e mundshëm të drejtimit të ministrive do të vendosin vetë partitë politike, por përveç i Isa Mustafës si kryeministër, Ramush Haradinaj do të mund të “zëvendësohej” me Blerim Shalën nëse Haradinaj synon presidencën, ndërkaq zyrtari më i lartë i Nismës nuk do të jetë as Fatmir Limaj e as Jakup Krasniqi por Bilall Sherifi.

Ndërkaq nga Vetëvendosja emrat e mundshëm të drejtimit të dikastereve qeveritare janë Albin Kurti dhe Iliri Deda.

Partitë minoritare nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh, përveç përfshirjes së liderit të Listës serbe Jablanoviq. /Botapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.