Kolegët me shumë pietet e nderojnë Vebih Ramën, në një vjetorin e vdekjes
Gjilan – Vebi Rama ishte student i 10 dhe ishte i dalluar, i edukuar e i kulturuar edhe në jetën private e shoqërore. Por inkuadrimi i tij në Policinë e Kosovës e bënte edhe më të veçantë karakterin tij tepër njerëzor. U nda në moshë të re, por pas vetës la një bagazh të madh profesional. Edhe në njëvjetorin e vdekjes kolegët e tij e kanë nderuar duke vënë kurora lulesh tek varri i tij. Ky është një gjest shumë fisnik nga ana e kolegëve të Vebi Ramës sepse ata në radhë të parë kanë nderuar përvojën dhe ndikimin e madh që kishte Vebiu tek gjeneratat e reja.
Vdekja e policit Vebi Rama kishte lënë zbrastësira të shumta jo vetëm në familjen e tij e rrethinë e gjerë, por edhe në vendin ku punoj e veproj duke qenë shembull se si luftohet pa kompromis krimi i organizuar e dukuritë tjera negative.
Edhe tani pas një viti vdekja e Vebiut është ende e freskët. Megjithatë pos fam9iljarëve që e kanë përkujtuar ditën e 11 marsit 2015, Vebiu në mënyrë të veçantë është nderuar nga kolegët e tij të punës Abdylaziz Beqiri, Shkumbin Sahiti, Ramadan Ramadani, Agon Rama, Alban Ramushi, Driton Aliu, Hajrush Halili e Shyqeri Hyseni.
Vebi Rama(1961) nga Llashtica e Gjilanit ka punuar në disa sektor të rëndësishëm në policinë e Kosovës ndërsa së fundit ai ishte në njësitin kundër krimeve ekonomike. Profesionalizmi i tij i lartë dhe përkushtimi në punë kanë bërë që ai të njihet dhe mbetet si njëri nga policët më të mirë që ka pasur Kosova.
Vebi Rama nga Llashtica e Gjilanit i angazhuar që nga fillimi në Policinë e Kosovës është ndarë nga jeta mw 11 mars 2015.
Rama i lindur më 08.03.1961 ishte inkuadruar në policinë e Kosovës si gjenerata e njëmbëdhjetë e Policisë së Kosovës. Padyshim që me punën e tij tejet profesionale, me përkushtimin e tij tejet të sinqertë, ka bërë që të njihet dhe respektohet si polici ndoshta më i mirë në Kosovë.
Vebi Rama ishte student i 10 dhe ishte i dalluar, i edukuar e i kulturuar edhe në jetën private e shoqërore. Por inkuadrimi i tij në Policinë e Kosovës e bënë edhe më të veçantë karakterin tij tepër njerëzor.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan e kujton kolegun e tij dhe ka vetëm fjalë të mira. “Vebiu na iku i ri sepse ai ka dhënë shumë për policinë e Kosovës. Fal aftësive dhe vlerave të larta njerëzore dhe morale që ka gëzuar në mesin e kolegëve dhe kolektivit ka bërë që ne sot të ndjehemi thellë të pikëlluar. Veprimtarin në Policinë e Kosovës e filloi duke qen polic i gjeneratës së njëmbëdhjete ku punoi në disa njësite me rendësi” kujton Hashani.
Hashani tha se viteve të fundit i ndjeri ka punuar dhe vepruar në njësitin Kundër Krimeve Ekonomike duke dëshmuar një profesionalizëm dhe përkushtim të pa shoq në punën e tij. /rajonipress/


