ARKATANA

Luta, LDK është besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ndërsa duke folur lidhur me zhvillimet në parti, Kryetari Haziri ka potencuar se LDK e Ibrahim Rugovës është besë dhe shpresë për Kosovën dhe si e tillë do ecën drejtë rritës. Ne para pak dite shënuam 26 vite të themelimit të degës e në të cilin përvjetor patëm një aderim të madh prej qindra grash dhe të rinjë gjilanas, ky është besim, besim që na obligon të vazhdojmë me besë dhe shpresë për vendin tonë, ka përfunduar Kryetari Haziri.

Sot në Gjilan, nën drejtimin e Kryetarit të degës e njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri është mbajtur konventa programore e degës së LDK-së, në Gjilan. Në një atmosferë pune para delegatëve të konventës, Kryetari Haziri ka paraqitur raportin e punës së degës dhe njëherit raport është paraqitur edhe nga e para e FG znj. Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Rina Ahmeti e FR.

Sot jemi këtu në vazhdën e aktiviteteve tona të vazhdueshme për të raportuar dhe bashkëbiseduar për gjithçka që na preokupon si struktura të degës por edhe si pushtet lokal. Ne po punojmë që çdo problem me të cilin ballafaqohen qytetarët tanë ta zgjidhim dhe të ecim drejtë sukseseve të reja të komunës tonë, Anamoravës dhe Kosovës, ka thënë Haziri.

Ndërsa duke folur lidhur me zhvillimet në parti, Kryetari Haziri ka potencuar se LDK e Ibrahim Rugovës është besë dhe shpresë për Kosovën dhe si e tillë do ecën drejtë rritës. Ne para pak dite shënuam 26 vite të themelimit të degës e në të cilin përvjetor patëm një aderim të madh prej qindra grash dhe të rinjë gjilanas, ky është besim, besim që na obligon të vazhdojmë me besë dhe shpresë për vendin tonë, ka përfunduar Kryetari Haziri.

Përndryshe konventa programore e degës, ka vazhduar me punimet e saj ndërsa me fjalë rasti atë e kanë përshëndetur edhe deputetet Fatmir Rexhepi dhe znj. Lirie Kajtazi që njëkohësisht është edhe Kryetare e FG të LDK-së.

Eco Higjiena

Ndërsa konventa i ka dhënë mbështetje LDK-së dhe Kryeministrit Mustafa në qeverisje të suksesëshme si aspiratë kryesore dhe ka miratuar edhe deklaratën politike të cilën mundë ta lexoni të plotë siç vijon;

Deklaratë Programore e LDK-së Gjilan

Në vazhdën e veprimtarisë shtetformuese, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë vatër e politikbërjes shtetërore dhe atdhetare në Kosovë.
Nën vizionin e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës është alternativa më e mire e besës dhe shpresës për atdheun.
Në kuadër të casjes së saj institucionaliste, Lidhja Demokratike e Kosovës vë prioritet tek mirëqenia shtetërore dhe kombëtare.
Në kuadër të këtyre parimeve bazë, edhe LDK në Gjilan angazhohet fuqishëm për jetësimin dhe përparimin e qëllimeve demokratike, atdhedashëse, dhe shtetformuese të partisë sonë. Ne jemi gurthemel i zhvillimit të Komunës sepse vizioni ynë ndërtohet nga:
* Rugovizmi si formësim politik i bashkëpunimit dhe tolerancës;
* Përkushtimi për punë të sinqertë e profesionale për komunën tone; dhe
* Atdhedashuria si virtyt familjar, shoqëror, dhe kombëtar;
Andaj, LDK në Gjilan, angazhohet në realizimin e këtij vizioni përmes programit të vet partiak e politik i cili mbështetet në:
* Krijimin e një fryme politikbërese bashkëpunuese përmes së cilës qëllimet madhore në interes të përgjithshëm të Komunës mbajnë primatin;
* Organizimin e një strukture politike e partiake që tregon unitet të veprimit gjersa lejon diversitet të mendimit, ku angazhimi individual i secilit është përbërës kyç i veprimit strukturor të ekipit;
* Ofrimin e mundësive të barabarta dhe fer të angazhimit dhe vlerësimit të kontributit për të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e vet;
* Realizimin e projekteve të zhvillimit politik gjithëpërfshirës, të zhvillimit socio-ekonomik, edukativo-kulturor, dhe sportiv të komunës sonë, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe kapitale si përmes bashkëpunimit të brendshëm ashtu edhe atij me faktorë relevant nacional e ndërkombëtar;
Atëherë, në frymën e vizionit dhe angazhimit të mësipërm, LDK në Gjilan betohet për ta bërë Gjilanin:
* Komunë të zhvilluar, me rendësi vitale në të gjitha aspektet, si për Rajonin e Anamoravës ashtu edhe për gjithë Kosovën, dhe veçanërisht diasporën tonë;
* Komunë shembull të barazisë dhe mundësive fer për të gjithë;
* Komunë me qeverisje lokale efikase, demokratike, transparente, të qytetarëve dhe për qytetarët pa dallime;
* Komunë të paqës, zhvillimit, tolerancës dhe involvimit në rrjete rajonale e ndërkombëtare të komunave e qyteteve; dhe
* Komunë të së drejtës, sundimit të ligjit, dhe zhvillimit gjithëpërfshirës.

Me LDK-në, Gjilani ka qenë, është, dhe do të mbetet simbol i demokracisë, pishtar i lirisë qytetare, dhe pijetar i zhvillimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.