ARKATANA

Haziri: Ekipet emergjente të Gjilanit janë 24 orë në shërbim të qytetarëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas reshjeve të pandërprera të shiut, Shtabi i Emergjencave i Komunës të Gjilanit, së bashku me Njësinë Zjarrëfikësve, Policinë e Kosovës dhe kompaninë “Hidromorava”, ka mbajtur dje një takim për menaxhimin e vërshimeve.

Ekipet emergjente të Komunës kanë intervenuar për të sanuar gjendjen në pjesën e lumit “Mirusha” në lagjen “Dardania”, në lumin “Stanishorka” në Kuvcë, sikurse edhe në fillim të rrugës së Malishevës dhe në fshatin Velekincë.

Fundamenti

Poashtu, ekipet emergjente kanë intervenuar në 20 shtëpi private në qytet, duke larguar ujin me anë të pompave. Ndërkaq, në fshatrat Malishevë, Uglarë dhe Pogragjë janë të vërshuara vetëm disa toka të banorëve, por jo edhe shtëpitë e banimit.

Kryetari Lutfi Haziri ka thanë se ekipet emergjente të Komunës do të jetë në dispozicion 24 orë, duke apeluar të gjithë qytetarët që për çfarëdo problemi eventual të kontaktojnë numrat emergjentë: 112, 193 dhe 044177276./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.