Haziri: Rinia është dekoncentruar nga varshmëria e Komunës
Gjilan – Lutfi Haziri, ka thënë se numrin më të madh i popullatës në vend është mosha 16 – 26 vjet, që tregon për potencialin e madh që kemi këtu.
Organizuar nga organizata “Fole N’Fole”, në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës “PEN”, respektivisht rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatar, sot është organizuar debat i rinisë me kryetarin, “Bisedo me kryetarin tënd”, ku të rinjtë kanë bashkëbiseduar për problem të ndryshme kryesisht nga fusha e rinisë dhe aktiviteteve rinore por edhe vendimmarrjen dhe përfshirjen e të rinjëve në proceset politike.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se numrin më të madh i popullatës në vend është mosha 16 – 26 vjet, që tregon për potencialin e madh që kemi këtu.
“Ky debat është për rininë, përfshirjen tuaj në proceset politike lokale, vendimmarrje, apo edhe procese të tjera me rëndësi për jetën e qytetarëve e veçanërisht për jetën e moshatarëve tuaj. Njësia për Rini së bashku edhe me KVRL-në, janë duke punuar çdo ditë në politikat rinore dhe përmirësimin e kushteve më të mira. Gjithashtu po punojmë edhe në përfshirjen e organizatave studentore dhe organizatave të shkollave të mesme në jetën rinore dhe aktivitetet e përbashkëta të rinisë. Tashmë rinia është dekoncentruar nga varshmëria dhe kontrolli i drejtpërdrejtë, poashtu sot është përuruar edhe shtëpia për rini dhe kështu do të vazhdohet krahas buxhetit prej 75 mijë eurove që menaxhohet nga Njësia për Rini dhe mundësia e subvencionimit të aktiviteteve rinore është poashtu”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.
Ai më tej ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit subvencionon edhe OJQ të tjera, mirëpo duhet të bindet institucioni me projekt të përgatitur mirë, sikur që edhe është e obliguar mbyllja e subvencionit nga OJQ përfituese përsëri me raport të detajuar financiar.
Ndërsa të rinjtë janë interesuar kryesisht për punësimin, fuqizimin e rinisë, ndërmarrësin, buxhetin, financimin e aktiviteteve të ndryshme rinore, psikologët nëpër shkolla dhe interes tjetër për shkollimin dhe transportin urban si një nevojë për rininë sipas tyre.
/rajonipress/


