Universiteti, i mbushur me militantë e familjarë
Abuzime të tmerrshme në tempullin më të lartë të dijës. Guraziu: Me abuzime e keqmenaxhime po fundoset dija
“Kanë punësuar familjarë, duke filluar nga bashkëshortet e tyre, djem e vajza, nipa e mbesa, halla e teze, e deri te dashnoret (dashnorët), dukuri kjo e llojit të veçantë e nepotizmit të elitës politike në vend”, është shprehur analisti Florim Zeqa
Universiteti “Hasan Prishtina” njihet si Universiteti më i madh në vend dhe kjo bën që shumë profesorë të lakmojnë të punë- sohen në këtë institucion. UP-ja e pasluftës ka shërbyer më shumë për politikën se sa për cilësinë. Aty është punësuar kush ka pasur lidhje të afërta me politikën, e kjo e fundit ka punë- suar shumë militantë të vet dhe familjarë e ish- zyrtarë shtetërorë, të cilët dështuan keq në politikë.
Në fakt, njohës të arsimit thonë se nga politika, Universiteti shihet si vend ku punësohen njerëzit partiakë dhe militantë të ndryshëm. Publicisti Florim Zeqa thotë se dukuria e nepotizmit, apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore e punësimit në baza familjare, është prezente në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore. “Megjithatë, punësimet e tilla, pa përfillur asnjë nga kriteret profesionale, janë më të ndjeshme dhe më të dhimbshme në universitetet publike, e në veçanti në universitetin më të madh në vend, në Universitetin e Prishtinës. Edhe pse zanafilla e nepotizmit në Kosovë është dukuri e trashëguar nga e kaluara e sistemit komunist, gjatë këtyre viteve të fundit ka marrë përmasa alarmante”, mendon ai./kosova sot/


