AR Katana

Kosova planifikon 224 milionë euro për ushtrinë, prioritet modernizimi dhe pajisjet ushtarake

Kosova planifikon 224 milionë euro për ushtrinë, prioritet modernizimi dhe pajisjet ushtarake

Buxheti për mbrojtjen e Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të arrijë në mbi 224 milionë euro, shuma më e lartë e ndarë ndonjëherë për këtë sektor, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, mjete që do të orientohen në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

“Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224,168,705 euro, më i larti në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Mobicasa

Sipas tij, përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, me synim avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Po ashtu, një pjesë e mjeteve është planifikuar të shfrytëzohet për zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

Ministri ka theksuar se investimet do të përqendrohen në modernizimin e ushtrisë, furnizimin me pajisje ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

Buxheti prej 224.17 milionë eurosh është pjesë e planifikimit financiar për vitin 2027, ndërsa realizimi i tij mbetet i lidhur me miratimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit.

Projektbuxheti total për vitin 2027 është planifikuar të jetë 4.27 miliardë euro i cili nesër pritet të nis shqyrtimi i parë në Komisionin për Buxhet./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.