Hidromorava

Zgjidhen akademikët e politikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njerëzit e politikës si “rëndomë” kanë arritur të bëhen anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në konkursin e këtij viti të shpallur nga ASHAK-u.

Në mesin e të zgjedhurve akademikë me korrespondencë ose të jashtëm është një ministër dhe një ish-ministre.

Se këta ishin garues potencialë ka shkruar javë më parë gazeta “Zëri” në dy artikuj që ia ka kushtuar zgjedhjeve të kuadrove të reja anëtare të Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në një njoftim për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, ky institucion ka bërë me dije se në seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë është zgjedhur Zejnullah Rrahmani, kurse nga Shkencat shoqërore Anton K. Berishaj dhe Jusuf Bajraktari.

FIDANISHTJA

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe profesori i Fakultetit Filologjik, Bardh Rugova, janë zgjedhur anëtarë korrespondentë të Akademisë nga seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

Njerëzit e politikës, të pashmangshëm në Akademi

Derisa në seksionin e Shkencave shoqërore është përzgjedhur historiani Frashër Demaj, Gjyljeta Mushkolaj, ish-ministrja Justina Pula dhe Muhamedin Kullashi.

Ndërkohë nga seksioni i Shkencave të natyrës janë përzgjedhur profesori i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore Fetah Podvorica, si dhe profesoresha e Fakultetit Teknik, Myzafere Limani./zeri/