Fundamenti

32 ndërmarrje vitiase nënshkruan kontratat 6 mujore për Subvencionim të Pagës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Janë nënshkruar sot kontratë me ndërmarrjet përfituese të projektit “Subvencionimi i Pagës”, program ky nga Fondacioni Kosovë Luksemburg në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunën e Vitisë.

Sipas përfaqësuesit të Fondacionit Kosovë-Luksemburg Fisnik Beqiri, ky projekt do të jetë në funksion të uljes së papunësisë dhe ngritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve.

Ai ka bërë të ditur se përfitues të këtij projekti janë 32 ndërmarrje, përkatësisht 60 punëtor, të cilët do të punësohen në ndërmarrjet gjegjëse ku paga e tyre do të bëhet 50 % nga donator dhe 50 % nga punëdhënësi. “Projekti do të zgjasë 6 muaj me mundësi të vazhdimit për ato ndërmarrje që tregojnë performancë më të mirë”, ka thënë Beqiri.

FIDANISHTJA

Kurse kryetari Sokol Haliti,duke falënderuar Fondacionin Kosovë-Luksemburg për punën dhe mbështetjen që po i jep projekteve në komunën e Vitisë të cilat nuk janë të pakta që janë realizuar, ka thënë me subvencionimin e pagës përfitojnë edhe bizneset, por edhe gjenerohen të hyrat për familjet. “Komuna e Vitisë ka edhe iniciativa të tjera të zhvillimit të bizneseve përmes mbështetjes së grupeve të grave, subvencionimin e bujqve, fermerëve,, pastaj në lëmi të tjera zejtare etj. Komuna e Vitisë po ecën mbarë në zhvillimin e bizneseve gjë që ka rezultuar edhe me shtim të numrit të bizneseve të reja, nga të cilat edhe krijohen vende të reja pune. Unë ju inkurajojë që të vazhdoni me punë dhe ju dëshiroj afarizëm të suksesshëm, ndërkaq ju premtoj se do të mbështesim iniciativat dhe projektet që kanë për qëllim rritën e zhvillimit të bizneseve”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërkaq Isuf Behluli nga Zyra komunale për Punësim, ka falënderuar punëdhënësit që kanë shpreh vullnetin për të qenë pjesë e këtij projekti me inkuadrimin e punëtorëve të rinj që janë dalur nga kjo zyrë.

Më pas, përfaqësuesit e ndërmarrjeve përfituese të këtij projekti, kanë nënshkruar marrëveshjet me Fondacionit Kosovë-Luksemburg e cila do të jetë edhe mbikëqyrëse në realizimin e këtij projekti./rajonipress/