ARKATANA

Synohet rritja e përgjegjësisë së zyrtarëve komunal dhe llogaridhënia e tyre

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Sinani tha se me realizimin e këtij projekti komuna e Kamenicës do të jetë përfituesi kryesor pasi që na ndihmon në ngritjen e transparencës, llogaridhënies të administratës komunale, përmes projekteve dhe aktiviteteve. “Ju transmetoni punën e administratës komunale tek qytetarët, pikërisht për këtë lloj projekti ka pasur nevojë komunale në veçanti për kod të etikës.

Në kuadër të projektit ”Promovimi i Kodit të Etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë “, të financuar nga SHBA, drejtoresha ekzekutive e OJQ-së, Network of Peace Movement “NOPM”, Besime Tusha ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptim me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani.

Besime Tusha, Drejtoresha Ekzekutive gjatë takimit me kryetarin Sinani e ka njoftuar shkurtimisht me qëllimin, objektivat, aktivitetet dhe ecurinë e projektit.

Sinani tha se me realizimin e këtij projekti komuna e Kamenicës do të jetë përfituesi kryesor pasi që na ndihmon në ngritjen e transparencës, llogaridhënies të administratës komunale, përmes projekteve dhe aktiviteteve. “Ju transmetoni punën e administratës komunale tek qytetarët, pikërisht për këtë lloj projekti ka pasur nevojë komunale në veçanti për kod të etikës” ka shtuar Sinani.

FIDANISHTJA

Kryetari i komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani ka premtuar se do t’i përmbush obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndosh në të ardhmen me shoqërinë civile.

Ky projekt synon të rrisë transparencën komunale dhe llogaridhënien në komunë nëpërmjet organizimit dhe mbajtjes së ditëve me dyer të hapura, anketimit mbi kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet e ofruara komunale, të dal me raport mbi rezultatet e sondazhit, punëtori, tryeza të rrumbullakëta mbi etikën dhe llogaridhënien, hartimin dhe miratimin e kodit të etikës për përfaqësuesit e zgjedhur dhe lobimin për miratimin dhe zbatimin e tij e cila do të ndihmojë për të përmirësuar komunikimin midis komunës dhe qytetarëve të saj duke ri-krijuar një rrjedhë efikase të informacionit nëpërmjet nxitjes se transparencës komunale e cila do të rrit llogaridhënien komunale.

Në fund të projektit, ajo do të nxisë rritjen e përgjegjësisë nga zyrtarët e zgjedhur ndaj elektoratit të tyre, për të përmirësuar llogaridhënien e komunës dhe ofrimin e shërbimeve dhe aftësive të përgjithshme si dhe qytetarët të rëndomtë të informuar në lidhje me detyrat dhe detyrimet që administrata ka në ofrimin e shërbimeve cilësore si pjesë e etikës së një administrate publike profesionale dhe të paanshme.

Këtë projekt e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës(SHBA) në kuadër te Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.