Abazi: Asambleja e Gjilanit, makineri e debateve pa konkluza
Gjilan – Asambleja e Gjilanit, rrallë here ka marrë vendime pas debateve të shëndosha dhe demokratike, në mas gati absolute vendimet e Kuvendit janë siç i sjellë Kryetari për tu aprovuar, mazhoranca është aty vetëm për ta bërë “aminin” thotë Sahit Abazi.
Shefi i grupit të PDK-së në Gjilan Sahit Abazi punën e Asamblesë Komunale e sheh me mjaft dilema e të ndikuara nga politika ditore e Lutfi Hazirit.
Abazi thotë se ne si opozitë kemi ofruar pa reshtur alternativat tona, por janë marrë rrallë here para sysh. “Vetëm atëherë kur pushteti e ka ditur që s`ka rrugë tjetër, si për shembull vendimi për teatër dhe disa vendime tjera, por në tërësi ky kuvend ka marrë vendime për terezi të kryetarit Haziri” tha Abazi./rajonipress/


