Hidromorava

Sahiti: Procesi i zgjedhjes së Rektorit, i politizuar dhe i mediatizuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Procesi i zgjedhjes së Rektorit në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë është shumë i politizuar dhe i mediatizuar, ka thënë njëri nga kandidatët për ta marrë këtë post, profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Naser Sahiti.

Sahiti i cili nuk arriti sot të zgjedhet Rektor, sepse ndau votat me profesorin e Fakultetit të mjekësisë, Lul Rekën – të dy morën nga tetë vota – ka thënë se gjendja e administratës në UP është shumë e dobët dhe ka problem të mëdha me menaxhimin e buxhetit.

Ai tha se nuk e ka parë programin e kandidatëve të tjerë, porse ai i tij ka dedektuar problemet kryesore të institucionit.

“Programi im është i bazuar në dobësitë faktike të problemve të universitetit. Gjendja e administratës është shumë e dobët”, tha Sahiti në Ora e Fundit në Klan K.

“Aktualisht nuk janë në nivel as administrata e as buxheti. Por ne mendojmë, po ashtu se duhet edhe të sillen kuadro të reja, njerëzit po shkojnë në pension, por askush nuk kujdeset për kompensim”.

Uji Dea

“Sa i përket buxhetit, as buxheti nuk ka funksionuar si duhet, buxheti veç është i vogël, nëse edhe ai nuk realizohet atëherë duhet të ndryshohet ky menaxhim”.

Zgjedhja e Rektorit sot dështoi pasi që në raundin e dytë, ku u kaualifikuan Naser Sahiti e Lul Reka, votat ishin të barabarta – të dy nga katër.

Këshilli Drejtues ka nëntë anëtarë, por njëri mungoi dhe pamundësoi zgjedhjen.

Munguesi ishte Sigurd Hollinger.