Fundamenti

Opozita dyshon se po keqpërdoret Fondi Humanitar për shtëpitë skamnore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shtrohet pyetja se cila është arsyeja, që edhe pse kanë kaluar mbi një vit e gjysmë, këto para të donatorëve po flenë nëpër llogari të ndryshme bankare, pa asnjë arsye të vetme, vetëm nëse organizatorët kanë ndonjë interes e që ne nuk e dimë.

Komuna e Gjilanit pothuajse ia ka ndërruar emrin e FONDIT HUMANITAR për ndërtimin e shtëpive për skamnorët nga “PAK NGA NE, E SHUMË PËR ATA në emrin e ri “SHUMË PËR NEVE, E PAK PËR ATA”.

Në raportin e punës së kryetarit të Gjilanit për vitin 2015, i cili do të paraqitet nesër (e hënë) në seancën e Kuvendit Komunal, përveç tjerash thuhet se “Ne i kemi edhe 200 mijë euro të pa harxhuara nga ky fond humanitar” ka shkruar Riad Rashiti këshilltar komunal.

Shtrohet pyetja se cila është arsyeja, që edhe pse kanë kaluar mbi një vit e gjysmë, këto para të donatorëve po flenë nëpër llogari të ndryshme bankare, pa asnjë arsye të vetme, vetëm nëse organizatorët kanë ndonjë interes e që ne nuk e dimë….

Dihet se më 17 tetor 2014 komuna e Gjilanit kishte organizuar një Gala Mbrëmje Humanitare për ndërtimin e shtëpive, një organizim i mirëpritur nga të gjithë ne.
Por mos transparenca e këtij fondi është shume e madhe, ne si anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, kemi kërkuar disa herë informacione me shkrim nga kryetari i Gjilanit dhe ai asnjëherë nuk na është përgjigjur, për mënyrën e menaxhimit të këtij fondi ka sqaruar Rashiti.

ARKATANA

Nga burimet tjera ne jemi informuar se muajin dhjetor, komuna e Gjilanit ka shpallë tenderë dhe ia ka dhënë dy kompanive nga Prishtina, për ndërtimin e disa shtëpive nga ky fond humanitar. Por që ende ka vonesa, sepse me njërën kompani ende nuk e kanë bërë pazarin siç duket.

Do të thotë se ky fond prej 200 mijë eurove do të zvogëlohet shumë për mundësinë e ndërtimit të sa më shumë shtëpive, kur dihet mënyra se qysh komuna e Gjilani po e keqpërdor në maksimum buxhetin komunal përmes dallavereve me tenderë, duke i rritur për shumëfish vlerat e shpenzimeve për të njëjtat projekte.

Kjo formë e menaxhimit dhe e shpenzimit të fondit humanitar, është devijim i plotë nga qëllimi, sepse të mbahen kaq gjatë paratë e pashfrytëzuara në banka. është humbje për donatorët (sepse ata nuk i kanë financuar bankat për kredi dhënie dhe për të bërë biznes bankat) dhe për familjet që janë në pritje të ndërtimit të shtëpive.

Por çka t`i bësh, ky është efikasiteti i kësaj qeverisje komunale…sikurse në të gjitha projektet tjera që ka dështuar edhe në këtë aktivitet njësoj po vepron, kjo është e papranueshme ka theksuar Rashiti.( foto ilustrim). /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.