Rashiti: Qeverisja e Lutës është me duar të pista
Gjilan – Qeverisja komunale e drejtuar nga Luta është zhytur thellë në pisllëk dhe ende po tenton të na shet moral dhe po na tregon se çfarë fytyre ka, e çfarë fytyre mund të ketë kur del e flet nga pisllëku është përgjigjur Riad Rashiti anëtar i kryesisë së PDK-së në Gjilan.
Dihet shumë mirë, se si në dy vitet e fundit në Gjilan është instaluar krimi ekonomik, krimi urbanistik, krimi i tenderëve dhe sot kemi qeverisje e inkriminuar, sepse është e kapur nga grupet kriminale ka shtuat tutje Rashiti.
Rashiti ka thënë se në qeverisjen gjashtë vjeçare të PDK-së nuk ka pasur asnjë rast të ngritjes së aktakuzave, sot në qeverisjen e Lutës janë ngritur 6 aktakuza ndaj zyrtarëve komunal, e nuk ka me shkua edhe aq larg kur edhe ndaj vet Lutfi Hazirit do të ngritët aktakuza për dëmtim të buxhetit komunal, sepse flasin raportet e institucioneve të Kosovës për këtë vepër të tij.
“Lutës i janë burgosur drejtorët komunal dhe kanë ikur nga komuna, sot drejtorit të urbanizmit Valon Shefkiut i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore për krimin urbanistik që i ka ndodh qytetit të Gjilanit, sot po hetohet drejtori i Prokurimit për krim me tenderët, bashkë me Lutën. Dhe LDK del na flet për të kaluarën dhe për qeverisjen e PDK-së dhe të Qemajl Mustafës, kur ende asnjëherë dhe ndaj askujt kurrë nuk është ngritur ndonjë aktakuzë”.
Sipas Rashitit fytyra e LDK-së në Gjilan është zhytur keq, po ashtu edhe fytyra e Lutfi Hazirit, i cili ka qeverisë përherë me duar të pista. “Ka keqpërdorur skajshmërisht fondin e tërmetit, ka keqpërdorur privatizimin e ndërmarrjeve publike, sot po bashkëpunon me grupet kriminale në Gjilan. Sot po e keqpërdor fondin humanitar për ndërtimin e shtëpive. Luta është denoncuar edhe nga qytetarët e Gjilanit, te Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, si dhe në EULEX, për tenderat e komunës, ku thuhet se ka urdhëruar Salih Kqikun me i dhënë dy tenderë një kompanie të caktuar (që dihet vendi ku, koha dhe për cilët tenderë bëhet fjalë dhe për cilën kompani).
Për LDK-në këto janë veprimet e freskëta kriminale të qeverisjes së Lutfi Hazirit, i cili tani e tutje nuk mund të gjen strehim askund, ka ardhur koha kur së shpejti do të jap llogari para ligjit dhe para qytetarëve Gjilanit, të cilët nuk mund t`i mashtrojë më ka thënë Rashiti./rajonipress/


