Haxhiu: Thaçi do ta dërgojë meritueshëm Kosovën drejt integrimeve evropiane
Gjilan – Dega e PDK-së në Viti e ka uruar zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të bindur se me politikane tij parimore, konstruktive dhe të drejt do e dërgojë Kosovën në familjen e vendeve evropiane.
“Me rastin e zgjedhjes së zotit Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës, pranoni përshëndetjet dhe përgëzimet tona më të veçanta, duke dëshiruar që vendi ynë të shtegtojë drejt integrimeve bashkë me popujt tjerë të civilizuar” ka shkruar në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Viti, kryetari i saj, Sadik Haxhiu./rajonipress/


