Ja pse i gëzohet Lutfi Haziri zgjedhjes së Thaçit President
Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se me votimin e sotëm të Hashim Thaçit si President i vendit, u përmbush marrëveshja në mes të PDK’së dhe LDK’së. Ndërkohë tha se votimi i Thaçit si President, është votëbesim për Qeverinë e Isa Mustafës.
Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:
Pas konstituimit të qeverisë vitin e kaluar, ku LDK për herë të parë pas luftës udhëheq me qeverinë, sot u realizua në plotni marrëveshja me partnerin e koalicionit me zgjedhjen e z. Hashim Thaçi president. Votimi i sotëm për presidentin është votëbesim edhe për qeverinë e Isa Mustafës, për çka i falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës. LH


