Muhadin Haziri e Hajrush Beqiri akuzohen për degradim e ndotje të ambientit
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Muhadin Hazirit e Hajrush Beqirit për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.
Sipas aktakuzës dy të akuzuarit më 12.06.2012 në kohë të papërcaktuar, në periferi të fshatit Budrikë komuna e Vitisë, të pandehurit si persona përgjegjës në KRM “Higjiena” në mënyrë të kundërligjshme kanë bërë ndotjen dhe degradimin e ajrit, ujit dhe tokës, në atë mënyrë që kanë bërë deponimin e sasive të mëdha të mbeturinave urbane me kamionët e KRM “Higjiena”, ku i kanë deponuar në një ish gurore të braktisur, pasiqë mbetjet e deponuara përmbanin substanca toksike të dëmshme për shëndetin.
Në aktakuzë gjithashtu thuhet se të njëjtit më 12.06.2012 në kohë të papërcaktuar në fshatin Mirash të Ferizajit të pandehurit si persona përgjegjës në KRM “Higjiena” në mënyrë të kundërligjshme kanë bërë ndotjen dhe degradimin e ajrit, ujit dhe tokës në atë mënyrë që kanë bërë deponimin e sasive të mëdha të mbetjeve urbane./rajonipress/


