Pse Gili nuk deshi të punojë më si mësimdhënëse
Shumë ish-nxënës të Gjin Gazullit më shumë e njihnin si profesoreshë, sesa si këngëtare. E kjo pasi që Fefzie Berani, e njohur nga emri artistik Gili, parimisht ishte profesoreshë e gjeneratave të tëra në atë shkollë, shkruan Kosovarja për këngëtaren , të cilën edhe sot e quajnë – xixëllonja e estradës.
Gili ka kohë që nuk e ushtron më profesionin e mësimdhënëses, të cilin ka kohë që e ka lënë vullnetarisht, anipse e ka moshën që ka mundur të punojë ende.
Ja ç’thotë ajo vet, pse nuk punon ende si profesoreshë:
Jam larguar vullnetarisht që t’i lëshojë vend kolegëve tjerë që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për një vend pune. Ishte vendim i drejtë dhe moral. Muzika ishte jeta ime edhe si studente, para se të diplomojë, është edhe sot – thotë Gili, e cila në kohën e fundit po është mjaft aktive me projekte të reja, çka edhe presim nga ajo së shpejti ndonjë surprizë për fansat e saj të shumtë. /Kosovarja/


