RP

Kuvendi i Gjilanit miraton transferimin e 497 mijë eurove për paga, synohet pagesa me kohë e punëtorëve për muajin nëntor

Kuvendi i Gjilanit miraton transferimin e 497 mijë eurove për paga, synohet pagesa me kohë e punëtorëve për muajin nëntor

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka miratuar unanimisht transferimin e 497.972,10 eurove në kategorinë buxhetore “Paga dhe Shtesa”, me qëllim të sigurimit të mjeteve të nevojshme për pagesën me kohë të pagave të punonjësve komunalë për muajin nëntor.

Vendimi është marrë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku, ku pika e vetme e rendit të ditës mori mbështetjen e të gjithë kuvendarëve të pranishëm, me 27 vota për.

Duke arsyetuar kërkesën para anëtarëve të Kuvendit, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, ka bërë të ditur se në pesë nënprograme buxhetore mjetet e planifikuara për paga nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar obligimet e muajit nëntor.

Hidromorava

Sipas tij, transferimi i mjeteve është i domosdoshëm për të shmangur vonesat në ekzekutimin e pagave për punonjësit e këtyre sektorëve.

Shuma prej 497.972,10 eurosh është ndarë sipas këtyre nënprogrameve:

Zyra e Kuvendit: 41.118,97 euro.

Zjarrfikësit dhe inspektimet: 22.104,95 euro.

Planifikimi dhe zhvillimi ekonomik: 1.989,36 euro.

Shërbimet e kujdesit primar shëndetësor: 151.723,12 euro.

Arsimi fillor: 281.035,70 euro.

“Për t’i mbuluar këto mungesa në kohë, kërkoj miratimin e transferit prej 497.972,10 eurosh brenda kategorisë ‘Paga dhe Shtesa’, nga mjetet që Komuna i ka në dispozicion në nënprograme të tjera”, ka deklaruar drejtori Kastrati.

Gjatë debatit para votimit, përfaqësuesi i LVV-së, Shpend Nuhiu, ka shprehur mbështetjen për këtë iniciativë, ndërsa përfaqësuesit e opozitës, Bujar Nevzati nga PDK-ja, Nazim Gagica nga AAK-ja dhe Sami Ahmeti nga LDK-ja, kanë kërkuar garanci se transferimi i propozuar do të sigurojë mbulimin e nevojshëm të pagave për punonjësit komunalë.

Në këtë seancë, Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së ish-drejtorit komunal, Bajram Isufi, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku, duke kujtuar kontributin e tij, ka theksuar se Isufi do të mbahet mend për përkushtimin, ndershmërinë dhe angazhimin e tij në shërbim të vendit dhe qytetit të Gjilanit, fillimisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas në institucionet publike.

Miratimi i këtij vendimi synon të sigurojë vazhdimësinë e pagesave për punonjësit komunalë dhe të mbulojë nevojat buxhetore të sektorëve përkatës për muajin nëntor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.