ARKATANA

LDK-ja drejt rënies nga “Liga”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kostoja e koalicionit me “Korporatën kriminale”. PDK-ja dhe SHIK-u po e marrin në qafë edhe një parti.

“Vota për zgjedhjen e Thaçit president do ta pezmatojë jashtë mase elektoratin e LDK-së, sepse për herë të tretë LDK-ja po vepron në kundërshtim të plotë me vullnetin e këtij elektorati. Kjo me siguri do t’i hakmerret keq në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh deputeti Adem Salihaj

Zhvillimet në PDK po priten në mënyra të ndryshme në LDK. Disa, që mezi presin ta votojnë Hashim Thaçin për pozitën e presidentit të vendit, e varin shpresën që me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së, si një figurë me të kaluar të dyshimtë në drejtimin e SHIK-ut, do ta kenë më të lehtë që ta mundin këtë parti në proceset e ardhshme zgjedhore. Por, ka zyrtarë të tjerë dhe analistë politikë që mendojnë se e kaluara e deritanishme e këtij koalicioni do ta dëmtojë papërmirësueshëm LDK-në, duke nxitur rrjedhje të reja të elektoratit drejt partive të opozitës aktuale.

FIDANISHTJA

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, që vazhdimisht ka qenë i zhgënjyer me koalicionin PDK-LDK dhe kundërshtar i fuqishëm, thotë se pas kësaj “martese” të padëshirueshme politike me SHIK-un nuk pret më ditë të mira dhe perspektivë elektorale për LDK-në, pavarë- sisht ndryshimeve të mëdha që mund të ndodhin në PDK me shkuarjen e Thaçit në Presidencë dhe marrjen e timonit të PDK-së nga Kadri Veseli.

Ai shpreh drojën se elektorati i LDK-së në zgjedhjet e reja do të synojë të mbështesë subjekte të tjera politike, jo më për LDK-në. “LDK-në pa dyshim e ka dëmtuar shumë koalicioni me PDK-në dhe fillimisht edhe votimi i Kadri Veselit për kryetar të Parlamentit. Duhet thënë hapur se edhe vota për zgjedhjen e Thaçit president do ta pezmatojë jashtë mase elektoratin e LDK-së, sepse për herë të tretë LDK po vepron në kundërshtim të plotë me vullnetin e këtij elektorati. Kjo me siguri do t’i hakmerret keq në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.