UBT

Mushkolaj: Sinjalet janë se nuk ka vullnet për koalicion LVV-LDK

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Analisti Imer Mushkolaj, në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka deklaruar se aktualisht nuk ka sinjale për një vullnet të LDK-së për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, situata politike mbetet e paqartë dhe pritet të shihet zhvillimi brenda LDK-së pas procesit të brendshëm të votëbesimit të kryetarit.

“Sa i përket koalicionit mes LVV dhe LDK-së, sinjalet janë se nuk kanë atë vullnet. Duhet me prit çka kanë me dhënë LDK. Nëse thirret Kuvendi i Përgjithshëm për me votëbesu kryetarin aktual, pas rezultatit të votëbesimit do të jetë më e qartë situata për reflektim në krijimin e institucioneve”, ka thënë Mushkolaj.

UBT

Ai shtoi se, bazuar në deklarimet e zyrtarëve të LDK-së, aktualisht nuk ekziston gatishmëri për bashkëpunim me VV-në. “Kemi dëgjuar deputetë të LDK-së që kanë thënë se i kemi votat për kryetar Kuvendi apo edhe për Qeveri, por presim çështjen e presidentit. Po përsëritet pak a shumë situata e mëparshme, ku LVV e formon fillimisht Kuvendin dhe Qeverinë, e më pas kërkon bashkëpunim për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ai.

Mushkolaj theksoi se një marrëveshje e mundshme koalicioni që përfshin edhe çështjen e presidentit do ta lehtësonte procesin, por sipas tij aktualisht një vullnet i tillë nuk po shihet. Ai shtoi se mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen proceset brenda LDK-së dhe cili do të jetë qëndrimi i kryetarit Lumir Abdixhiku pas votëbesimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.