Komisioni i jep ‘shuplakë’ ministres Bajrami për ligjin e naftës
Tregu i derivateve mbetet pjesë e krimit të organizuar, meqë konsiderohet biznes i shtrenjtë dhe ky treg që nga pas lufta është i pa rregulluar.
Kështu u tha në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik gjatë shqyrtimit të Projektligjit për derivatet.
Në Komision nga anëtarët u tha se ky projektligj i cili u prezantua nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami nuk e precizon çështjen e kontrollit të derivateve, dhe nuk e rregullon liberalizimin e këtij tregu.
Pra me këtë projektligj mbizotëron monopoli ngase janë vetëm dy – tre operatorë që e mbizotërojnë të gjithë tregun e naftës.
MTI ka paraparë që me këtë projektligj që importues të derivateve duhet të jenë vetëm ata operator të cilët posedojnë deponi të mëdha.
Por, të gjithë anëtarët e këtij komisioni që vijnë nga radhët e LDK-së dhe PDK-së, kundërshtuan këtë.
Edhe kryetari i shoqatës së naftëtarëve Fadil Berjani, kundërshtoi këtë projektligj saktësisht nenin 5.


